KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Muzeu Kombëtar “Marubi” gati më 9 maj
Muzeu Kombëtar "Marubi" gati më 9 maj

Muzeu Kombëtar “Marubi” gati më 9 maj

Të vendosura në kuti speciale dhe nën masa të rrepta sigurie ka nisur transportimi 500.000 negativëve prej xhami, pjesë e arkivit të Fototekës Kombëtare “Marubi” nga godina e vjetër në ambientet e reja të Muzeut. Autoritetet po e ndjekin me kujdes operacionin. Kryeministri Edi Rama madje është shprehur “Shumë i lumtur që për pak ditë thesari i dinastisë së Marubëve do të futet në Muzeun më të ri Kombëtar, në Shkodër”. Në një status në rrjetin socials Fejsbuk ai shkruan se ” Pas shumë vitesh rrugëve të braktisjes në mëshirën e fatit, ky thesar i paçmueshëm jo vetëm i kulturës tonë kombëtare, po i vetë qytetërimit europian, do të konservohet dhe ekspozohet për publikun në kushtet më optimale”. ” Krenar për këtë kontribut të rëndësishëm të qeverisë në shpëtimin e thesarit të Marubëve! Faleminderit nga zemra atij grushti njerezish në Shkodër, të cilët me pasionin e dashurisë për kulturën dhe me besnikëri të madhe ndaj punës, në kushtet më të mjera dhe pa asnjë mbështetje, e ruajtën thesarin nga rreziku real i shkatërrimit përfundimtar” shkruan zoti Rama. Muzeu Kombëtar “Marubi” do të çelet në “Ditën e Europës” më 9 maj.