KRYEFAQJA » LAJME » “My Vodafone Tour”, shpallen fituesit
my vodafone tour, vodafone albania, udhetim ne riveren e frances, teknologji

“My Vodafone Tour”, shpallen fituesit

Vodafone Albania ka prezantuar para pak javësh shorteun “My Vodafone tour”, duke iu dhënë mundësinë të gjithë klientëve që me përdorimin e aplikacionit My Vodafone të bëheshin pjesë dhe të ishin fitues të një udhëtimi në rivieren franceze. Mbasditen e kësaj të premteje, në një nga dyqanet Vodafone në zonën e ish-bllokut janë shpallur fituesit e këtij shorteu. Ata janë: Dorina Çelçima, Erges Bardhi, Megi Xhafa, Roland Doda dhe Ervis Krraba. Turi në brigjet e Francës do të zgjasë 7 ditë. Udhëtimi do të pasqyrohet në faqen zyrtare të Vodafone Albania në Facebook. Shorteu “My vodafone tour” dëshmon se fokusi kryesor i Vodafone është shfrytëzimi i mundësive që të ofron teknologjia për të lehtësuar dhe përimirësuar jetën e klientëve me shërbime inovative dhe unike në treg.