KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mynih, policia: Vrasësi nuk kishte lidhje me Shtetin Islamik
Flowers are placed near the Olympia shopping mall, where yesterday's shooting rampage started, in Munich, Germany, July 23, 2016.   REUTERS/Michael Dalder
Flowers are placed near the Olympia shopping mall, where yesterday's shooting rampage started, in Munich, Germany, July 23, 2016. REUTERS/Michael Dalder

Mynih, policia: Vrasësi nuk kishte lidhje me Shtetin Islamik

Shefi i policisë gjermane, Hubertus Andrae deklaroi sot se, pas kontrolleve në shtëpinë e tij, policia nuk kishte gjetur fakte që lidhnin vrasësin e djeshëm në Mynih me Shtetin Islamik. ”Ngjarja e Mynihut po trajtohet si një rast klasik i dikujt në gjendje amoku pa motivim politik”, deklaroi nga ana e saj prokuroria duke shtuar se adoleshenti, një student gjermano-iranian kishte marrë edhe mjekim për probleme psikike. ”Hetuesit nuk gjetën fakte në shtëpinë e tij”, theksoi Andrae.