KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mynihu përfshihet nga terrori
Mynihu përfshihet nga terrori

Mynihu përfshihet nga terrori

Policia në qytetin gjerman të Mynihut thotë se autorët e një sulmi me armë janë ende në arrati dhe ata këshillojnë njerëzit të shmangin vendet publike. Sipas BBC njoftohet për të paktën gjashtë njerëz të vrarë, por policia nuk e ka konfirmuar këtë shifër.
Një operacion i madh i sigurisë është duke u zhvilluar në qendrën tregtare Olimpia në Mynih. Nuk ka asnjë informacion në lidhje me një motiv të mundshëm për sulmin. Dëshmitarë okularë thonë se ata kishin parë tre persona të armatosur me armë. Policia po e përshkruan ngjarjen si “një situatë akute terrori”. Transporti publik është pezulluar pasi një operacioni i gjerë i sigurisë vazhdon . Stacioni qendror hekurudhor i qytetit është evakuar.
Ndërkaq në disa media dhe rrjete sociale kanë filluar të dalin pamje të frikshme të shumë njerëzve të shtrirë nëpër rrugë dhe pranë tyre ekipe të ndihmës së parë.