KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mynihu : Të paktën 6 persona vriten në një sulm të armatosur
Mynih: Një person vret tre vetë dhe largohet

Mynihu : Të paktën 6 persona vriten në një sulm të armatosur

Të paktën 6 persona janë vrarë dhe mendohet se 20 janë plagosur pasditen e të premtes në një qendër tregëtare në Mynih të Gjermanisë, pasi një person i armatosur dhe i vetmuar ka qëlluar me armë zjarri. Agjensi të ndryshme lajmesh njoftojnë se pas të shtënave, vrasësi ka vrapuar drejt një shëtitoreje pranë stadiumit olimpik të Mynihut. ka dyshime se ai nuk ka qene i vetëm. Qendra tregtare OEZ është e rrethuar nga policia. “Ka një operacion të madh policor në proces në qendrën tregtare”, tha policia e Mynihut në Twitter, duke u bërë thirrje njerëzve të shmangnin kalimin nga kjo zonë. Automjetet e emergjencës janë parë në rrugë jashtë ndërtesës. Policia është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes. Sipas BBC-së, autori ka filmuar veten dhe momentin kur qëllonte me armë. Fillimisht ministri i brendshëm gjerman Thomas de Maiziere deklaroi se sulmuesi që ka qëlluar me armë duhet të jetë një “ujk i vetmuar”, term ky i përdorur për persona të radikalizuar që ndërmarrin akte kriminale, pa qenë domosdoshmërish pjesë e ndonjë grupi terrorist. Por tashmë ka dyshime se në sulm janë përfshirë disa persona.