KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » MZHU drejt miratimit të tre planeve kombëtare

MZHU drejt miratimit të tre planeve kombëtare

Pas një pune disa vjeçare, Ministria e Zhvillimit Urban ka gati 3 planet e përgjithshme kombëtare të cilat do të miratohen të martën në Këshillin Kombëtar të Territorit. Plani i Përgjithëm Kombëtar i Territorit, ai i Integruar Ndërsektorial për Bregdetin dhe Plani për zonën ekonomike Tiranë – Durrës hartohen për herë të parë. Ata parashikojnë dhe tregojnë se si do të jetë Shqipëria deri në 2030. Këtë e lajmëroi vetë ministrja Eglantina Gjermeni gjatë cerenomisë së certifikimit të vlerësuesve të tokave bujqësore. Veç kësaj, Ministria e Zhvillimit Urban ka realizuar edhe dixhitalizimin e aplikimit dhe ndjekjen on line të gjithë procesit të licensimit të vlerësuesve.