KRYEFAQJA » LAJME » Bota » NAGASAKI, Përkujtohet 71 vjetori i sulmit me bombë atomike
EPA/KIMIMASA MAYAMA

NAGASAKI, Përkujtohet 71 vjetori i sulmit me bombë atomike

Mijëra njerëz u mblodhën në Nagasaki në përkujtim të 71 vjetorit të sulmit e shpërthimit të bombës atomike. Ceremonia në përkujtim të viktimave u shoqërua me lutje për paqe. Ajo u mbajt në Parkun e Paqes të Nagasakit, pranë ground zero, vendit të shpërthimit. Mes tyre ishin të mbijetuarit e ngjarjes , Hibakushat. Morën pjesë gjithashtu përfaqësues të 50 vendeve duke përfshirë edhe përfaqësues të fuqive bërthamore. Emrave të skalitur në një pllakatë guri këtë vit ju janë shtuar 3000 të tjerë, duke e çuar nr në 172 mijë . Në oren 11.02 të paradites me orën lokale, në park mbretëroi heshtja në respekt të kohës së sakte të rënies së bombës. Kryebashkiaku i Nakasakit, Tomihisa Taue, ftoi liderët botërore të ndjekin shembullin e vizitës së presidentit Obama, zhvilluar në Maj, duke shtuar se është e domosdoshme që liderët e armëve bërthamore të ulen për të përcaktuar kornizën ligjore të negociatave të avancuara të çarmatimit. Kryeministri Shinzo Abe vijoi me vënien e theksit në forcimin e Traktatit e Mospërhapjes Nukleare.

Pjesëmarrësit do ta kalojnë këtë ditë mes lutjesh e reflektimi.