KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Namazi në xhaminë e fshatit Bibaj në Kosovë mbahet ndryshe nga xhamitë e tjera
Namazi në xhaminë e fshatit Bibaj në Kosovë mbahet ndryshe nga xhamitë e tjera

Namazi në xhaminë e fshatit Bibaj në Kosovë mbahet ndryshe nga xhamitë e tjera

Namazi në xhaminë e fshatit Bibaj të Ferizajt në Kosovë mbahet ndryshe nga xhamitë e tjera. Përveç fjalës që mban imami, në këtë xhami mbajnë ligjërata edhe ekspertë të fushave të ndryshme. Banorët e Bibajt deri tani kanë pasur rastin të dëgjojnë për tuberkulozin, sëmundjet e zemrës por edhe ligjërata për kujdesin në trafik. Besimtarët kanë shprehur mendime të ndryshme, disa e mbështesin e disa jo mbajtjen e ligjerave me temë mjekesore, shkencore apo shoqërore.
Në këtë xhami kanë ligjëruar disa mjekë si dhe zëvendësdrejtori i Policisë rajonale të Ferizajt lidhur me pasojat e aksidenteve rrugore.