KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Napoli ofertë drejt Hysajt
Napoli ofertë drejt Hysajt

Napoli ofertë drejt Hysajt

Paraqitja e shkëlqyer e Elseid Hysajt, mbrojtësit të djathtë të kombëtares shqiptare në ndeshjet e finaleve të Evropianit kanë bërë që të rritet vlera e kartonit të tij. Napoli po kërkon të mbajë në skuadër me çdo kusht yllin në ngjitje të ekipit shqiptar. Drejtuesit e skuadrës nënkampione të Italisë, i kanë ofruar futbollistit një kontratë të majme. Lajmi bëhet i ditur nga Xhanluka Di Marcio, gazetari i njohur italian që merret me transferimin e lojtarëve. Mendohet se nga kontrata e re, Hysaj do të përfitojë rreth 1,5 milionë euro në sezon, duke trefishuar pagën e tij të mëparshme me Napolin. Ndërkaq në drejtim të Hysajt ka patur oferta nga disa ekipe të mëdhenj europiane, siç është ai i Arsenalit. Por deri në përfundim të kampionatit gjithçka mund të ndryshojë.