KRYEFAQJA » LAJME » Bota » NASA eksperimenton banesën e re hapësinore
nasa

NASA eksperimenton banesën e re hapësinore

Astronautët në Stacion Hapësinor Ndërkombëtar arritën të fryjnë me sukses një njësi prej pëlhure që do të shërbejë si banesë eksperimentale për të jetuar në hapësirë eksperimentale. NASA mendon që ky do të jetë modeli i ri me kosto më të ulët dhe më i sigurtë për strehimin e ekuipazheve gjatë qëndrimeve të zgjatura në hapësirë. Përpjekja e parë e para pak ditëve dështoi për shkak të fërkimit të shtresave të ndryshme të pëlhurës dhe materialit të jashtëm përforcues. Banesa prototip, e cila u dërgua në stacionin hapësinor muajin e kaluar, është e para e këtij lloji që do të testohet me astronautët në hapësirë. E projektuar nga firma private Bigelow Aerospace, ajo ka kosto të ulët për t’u dërguar në hapësirë, si dhe ofron mbrojtje më të mirë nga rrezatimi për astronautët. Ky model me peshë të lehtë do të mund të përdoret nga astronautët për misione tre-vjeçare në planetin Mars.