KRYEFAQJA » LAJME » Bota » NASA: Mision të ri lidhur me asteroidin Bennu

NASA: Mision të ri lidhur me asteroidin Bennu

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA nisi sot një hetim lidhur me asteroidin Bennu, që mund të jetë një kërcënim për gjeneratat e ardhshme në Tokë. “Anija e misionit OSIRIS-REX u nis në orën 19:05 nga baza ajrore Cape Canaveral”. Misioni është sigurimi i një mostre të asteroidit nga SHBA. Asteroidi me një diametër më të madh se lartësia e ndërtesës ”Empire State”, u zbulua në vitin 1999 dhe në bazë të përllogaritjes ekziston një mundësi e rrezikshme kalimi në afërsi të Tokës në shekullin 22. Edhe pse rreziku për Tokën është shumë i vogël, NASA ende e konsideron objektin shkëmbor një nga asteroidet më të rrezikshme. Anija do të arrijë në Bennu në gusht të vitit 2018 dhe do t’i afrohet shumë në vitin 2020, për të mbledhur një mostër midis 60 dhe 2000 gramë duke përdorur një krah robotik, pastaj do të kthehet në Tokë në vitin 2023. Anija do të udhëtojë më shumë se 650 milionë kilometra.