KRYEFAQJA » LAJME » Bota » NASA: Në Mars ka ujë në gjendje të lëngët!
NASA: Në Mars ka ujë!

NASA: Në Mars ka ujë në gjendje të lëngët!

Shkencëtarët e NASA-s publikuan të hënën një zbulim të madh. Në planetin Mars ka ujë të rrjedhshëm dhe mund të ketë edhe jetë. Sipas tyre, lënda jetësore lëviz poshtë kanioneve dhe shkëmbinjve. Paraprakisht mësohet se uji i rrjedhshëm gjendet kryesisht gjatë periudhës së verës, në muajt e ngrohtë përpara se të thahet, me shumë mundësi për tu kthyer në akull, gjatë muajve të dimrit.
Ende është e paqarte se cila është origjina e ujit, por deri në këto momente bëhet e ditur se uji vjen pikërisht si rrjedhojë e shkrirjes se akullit në brendësi të shkëmbinjve.
“ Sot që flasim mund të konfirmojmë se në sipërfaqen e planetit Mars ka ujë të rrjedhshëm. Për këtë arsye ne dyshojmë se aty ka një mjedis që ofron kushte për zhvillimin e jetës” ka deklaruar shefi i ekipit shkencor të NASAS Mishel Mejer për “The guardian”.
Marsi është planeti i 4-t i sistemit tonë diellor dhe i 7-i për nga madhësia. Distanca e tij nga toka është nga 58.000.000 km deri në 402.000.000 km. Diametri i Marsit është 6794 km. Temperatura varion nga −87° C deri −5° C. Nëse një njeri në tokë peshon 45 Kg në Mars peshon 17.1 kg.