KRYEFAQJA » LAJME » Bota » NASA paralajmëron një lajm të rëndësishëm
NASA paralajmëron një lajm të rëndësishëm

NASA paralajmëron një lajm të rëndësishëm

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, lajmëroi se të hënën do të japë një lajmërim të rëndësishëm. Dihet vetëm se lajmërimi ka të bëjë me planetin Mars dhe se NASA do të njoftojë zgjidhjen e një misteri të madh për këtë planet. Konferenca për shtyp do të mbahet në auditorin e selisë së NASA-s dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni i agjencisë dhe nga faqja e saj online. Shkencëtarë të hapësirës parashikojnë se NASA mund të lajmërojë tre gjëra: gjetjen e ujit të lëngët në Mars, shpjegimin e formacioneve të mëdha shkëmbore në këtë planet, apo, hamendja më e fortë, që NASA ka gjetur jetë në planetin e kuq. Sidoqoftë, të apasionuarit nuk duhet të presin të shohin aleienë, por ndoshta forma jete mikrobike ose ndoshta fosile të një jete të shkuar. Agjencia amerikane e hapësirës ka mbajtur konferenca të ngjashme shtypi me rastin e zbulimeve të tjera të mëdha si ajo e korrikut kur u lajmërua zbulimi i një planeti të ngjashëm tokën, rreth një ylli të ngjashëm me diellin dhe në një brez që lejon jetën. NASA do të dërgojë një mision me njerëz në planetin Mars në vitin 2030.