KRYEFAQJA » LAJME » NASA vë në jetë projektin X-57 Maxwell, avionin me 14 bateri të karikuara përmes energjisë diellore
sceptor_city_nasa_half_res

NASA vë në jetë projektin X-57 Maxwell, avionin me 14 bateri të karikuara përmes energjisë diellore

Për pak muaj Nasa ka vënë në zbatim projektin Spector duke krijuar avionin komercial që funksionon me bateri. Ndërkohë që mbyllej projekti Solar Impulse 2, avion i cili bëri xhiron e botës duke funskionuar me 4 motorrë elektrik me celula fotovoltaike, në një aeroport të Kalifornisë zbret avioni X-57 Maxwell me 14 motorrë elektrikë dhe helikë. është kjo shpikja më e re e Nasës për të zhvilluar teknologjinë e aeroplanëve elektrikë më efikasë, më pak të zhurmshëm dhe me pak ndotje për ambjentin. Avioni do të jete gati për fluturim në 2017 dhe deri në atë kohë, Agjensia Hapësinore e SHBA-së, do të prodhojë dhe aeroplanë me dimensione më të mëdha. Vetëm 2 nga 14 motorrët do të përdoren gjatë udhëtimit sepse pjesa tjetër do të përdoret gjatë ngritjes dhe uljes. Avioni X-57 mund të arrijë një shpejtësi 280 kilometra në orë. Energjia nuk prodhohet nga celula fotovoltaike siç ishte për Solar Impulse, por nga një seri baterish që karikohen me energji diellore. Një udhëtim me këtë avion do të kushtojë 40 për qind më pak në krahasim me avionët që funksionojnë me karburant.