KRYEFAQJA » LAJME » Bota » NATO: Do t’i përgjigjemi agresionit rus duke u grumbulluar në krahun lindor
Meetings of the Chiefs of Defence at NATO Headquarters in Brussels- Joint press conference

NATO: Do t’i përgjigjemi agresionit rus duke u grumbulluar në krahun lindor

Kryesuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s, Petr Pavel, tha se planifikimi i grumbullimit të aleancës në krahun lindor të saj është përgjigje direkte ndaj aksioneve ushtarake ruse në Gjeorgji, Ukrainë dhe Rusi. Gjenerali Petr Pavel, nga Çekia, tha se “nëse nuk do të kishte rritje të këmbënguljes së Rusisë të treguar në aksionet në Gjeorgji, Ukrainë, Krime dhe Siri, atëherë nuk do të kishte nevojë për reagim nga NATO”. Më tej, ai ka theksuar se NATO-ja, e veçanërisht pjesa më e madhe e anëtarëve lindorë, ndjehen të kërcënuar nga këmbëngulja e Rusisë, nga agresioni rus në disa hapësira”. Sipas tij, vendet që në mënyrë direkte kufizohen me Rusinë, donin të jenë më tepër të siguruara për praninë e NATO-s dhe për vullnetin dhe gatishmërinë e NATO-s për të vepruar. Komiteti ushtarak i NATO-s është autoritet i lartë ushtarak i aleancës dhe është burim kryesor i këshillave ushtarake për trupat civile vendim-marrëse të NATO-s.