KRYEFAQJA » LAJME » NATO: Maqedonia në Aleancë kur të zgjidhi çështjen e emrit me Greqinë
NATO: Maqedonia në Aleancë kur të zgjidhi çështjen e emrit me Greqinë

NATO: Maqedonia në Aleancë kur të zgjidhi çështjen e emrit me Greqinë

Samiti i Varshavës në komunikatën përfundimtare të vendeve anëtare të NATO-s, përsëriti ftesën që Maqedonia të bëhet anëtare e aleancës sapo të gjendet zgjidhja me Greqinë për mosmarrëveshjet për emrin. NATO-ja bën thirrje gjithashtu edhe për reforma në fushën e gjyqësorit dhe të medias si edhe respektimin e Marrëveshjes së Përzhinos. “Përsërisim vendimin tonë nga samiti i Bukureshtit në vitin 2008, i cili është përsëritur edhe në samitet e mëvonshme të NATO-s, se ne dërgojmë ftesë për Maqedoninë për anëtarësim në NATO sapo ajo të gjejë një zgjidhje të pranueshme për emrin. Prandaj, ne nxisim fuqimisht përpjekjet e intensifikuara për të gjetur një zgjidhje për emrin. Nxisim përpjekjet e mëtejshme për të zhvilluar marrëdhënie të mira”, bëhet e ditur në konstatimin numër 114 të komunikatës përfundimtare të samitit.
Në pikën 110 theksohet se NATO-ja mbetet e angazhuar për politikën e dyerve të hapura dhe se do të vazhdojë me zgjerimin e aleancës. “Nxisim vendet partnere që dëshirojnë të anëtarësohen në aleancë, Gjeorgjinë, Maqedoninë dhe Bosnje- Hercegovinën, që të vazhdojnë t’i zbatojnë reformat dhe vendimet e nevojshme në përgatitjet për anëtarësim. Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetje në përpjekjet e tyre dhe presim që ato të marrin hapat e nevojshëm për avancim në aspiratat e tyre”, theksohet në këto konkluzione. (Sipas ATSH)