KRYEFAQJA » LAJME » NATO-Maqedonisë: Shfuqizo amnistinë e pushtetarëve

NATO-Maqedonisë: Shfuqizo amnistinë e pushtetarëve

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka kërkuar Maqedonisë të mos lejojë që kriza politike t’i dëmtojë shpresat për pranim në aleancë. Maqedonia gjendet në krizë të thellë politike, qëkur para një viti opozita akuzoi kryeministrin Nikolla Gruevski dhe shefin e kundërzbulimit Sasho Mijalkov për përgjim të 20 mijë personave. “Dera e NATO-s është ende e hapur, por është madhore për liderët e vendit t’i shqyrtojnë problemet e sundimit të ligjit, përfshirë tërheqjen e amnistisë aktuale presidenciale”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Bruksel, duke shtuar se “është me rëndësi që të vendosen kushte minimale për jetë normale demokratike politike”.