KRYEFAQJA » LAJME » Bota » NATO ndihmon operacionet e BE-së në Libi
libi, refugjate, ndihme, NATO, BE

NATO ndihmon operacionet e BE-së në Libi

NATO-ja do të ofrojë ndihmë për operacionet e BE-së në brigjet e Libisë. Në një takim në Bruksel, ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord për t’i dhënë BE-së ndihmë logjistike dhe zbulimi për operacionin ushtarak. Operacioni EUNAV FOR MED, i njohur gjithashtu si “Operacioni Sofja”, u nis vitin e kaluar për të luftuar trafikimin e paligjshëm të emigrantëve në të gjithë detin Mesdhe. “Në nëntë muajt e parë të vitit 2016, 132 000 emigrantë kanë udhëtuar ilegalisht nëpër rrugët qendrore të Mesdheut drejt Europës”, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin. Që nga qershori i vitit 2016 misioni ka përfshirë gjithashtu ndalimin e kontrabandës së armëve në Libi dhe trajnimin e rojeve bregdetare të Libisë, pasi ishte përkeqësuar gjatë një lufte civile të vazhdueshme në shtetin verior të Afrikës. “Nëntë anije marrin pjesë në këtë operacion, që ka ndihmuar në shpëtimin e rreth 16 000 emigrantëve”, sipas BE-së.