KRYEFAQJA » LAJME » NATO në Tiranë, Ekonomi: Bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm për integrimin në BE
Milva-Ikonomi

NATO në Tiranë, Ekonomi: Bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm për integrimin në BE

Situata ekonomike në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor ka qënë në qendër të fjalës që ka mbajtur ministrja e ekonomisë Milva Ekonomi në Komisionin e Ekonomisë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mban punimet në Tiranë.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s të pranishëm në punimet e komisionit kanë shprehur interes të veçantë lidhur me çështje të ndryshme për ekonominë e vendit tonë e veçanërisht për informalitetin.

Për ministren e ekonomisë Ekonomi, ky eveniment do të ndikojë edhe në rritjen e vlerësimit të Shqipërisë në sytë e investitorëve të huaj.

Punimet e komisionit të ekonomisë së asamblesë parlamentare të NATO-s kanë vijuar me diskutime lidhur me dimensionin ekonomik të krizës së emigrantëve, luftën kundër korrupsionit etj.