KRYEFAQJA » LAJME » Bota » NATO përkujton 60 vjetorin asamblesë parlamentare
NATO përkujton 60 vjetorin asamblesë parlamentare

NATO përkujton 60 vjetorin asamblesë parlamentare

Asambleja parlamentare e NATO-s u mblodh të hënën në Norvegji në një takim përkujtimor me rastin e 60 vjetorit të krijimit e saj. Sekretari i Pëgjithshem i Aleancës Jens Stoltenberg, në fjalën e tij theksoi rendësinë e asaj që po bën NATO-ja sot në kriza të tilla si ajo e Sirisë dhe Ukrainës. “Kemi dyfishuar këtë vit aftësinë e forcës së ndërhyrjes së shpejtë të NATO-s, kemi rritur praninë në lindje, kemi me tepër avionë dhe anije. Së shpejti do të vendosim dronet mbikëqyrës në Siçili. “Kemi përmirësuar vendimmarrjen dhe trefishuar stërvitjet” tha sekretari Stoltenberg. “Paqëndrueshmëria që na rrethon është një realitet strategjik që do të na shoqërojë prandaj aleanca duhet të përshtatet”, tha zoti Stoltenberg duke theksuar tri përparësitë: Modernizim, marrëdhënie me Rusinë dhe përmasa jugore ku përfshihet Afganistani dhe Afrika. NATO ka rol për të luajtur duke projektuar stabilitet. Ajo ndihmon të vetët të mbrojnë veten e të stabilizojnë fqinjet. Asambleja e parlamentare e NATO-s është një organizatë ndërparlamentare që bashkon ligjvënës të vendeve anëtarë në diskutime për çështjet lidhur me sigurinë dhe interesat e përbashkëta.