KRYEFAQJA » LAJME » Bota » NATO pritet t’i përgjigjet ndërhyrjes ruse në Ukrainë

NATO pritet t’i përgjigjet ndërhyrjes ruse në Ukrainë

Aleanca e Traktatit të veriut pritet të dergojë njësi ushtarake në Rumani, të cilat do te kryesojnë katër batalionet që do të zbarkojnë në tre shtete balltike dhe në Poloni, në përgjigje të ndërhyrjes ruse në Ukrainë. Tre javë para samitit të liderëve të shteteve dhe qeverive të aleancës, ministrat e mbrotjes do të aprovojnë sot dërgimin e katër batalioneve në Letoni, Lituani, Estoni dhe Poloni, të cilat, të mbështetura nga forcat e reagimit të shpejtë, do të frenojë një përsëritje të shfaqjes së forcës nga Moska në Krime dhe kudo tjetër. Ndërkohe, Rumania është ofruar të sigurojë zyrat për shtabin që do të organizojë dhe lehtësoje aktivitetet e NATos në Rajon, u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATOs Stoltenberg, i cili shtoi se Rumania do të kryesojë brigadën.“Ne nuk kërkojmë të përballemi me Rusinë. Nuk duam një luftë të re të ftohtë”, u tha Stoltenberg para takimit të sotëm të ministrave në Bruksel, duke shtuar se NATO do të vijojë të mbrojë të gjithë aleatët nga çdo rrezik. Ndërkohë, Rumania dhe Bullgaria kanë sugjeruar edhe zgjerimin e prezencës së aleancës në Detin e Zi, aty ku Rusia ka një flotë detare.