KRYEFAQJA » LAJME » Bota » NATO: Shkelja e hapësirës ajrore turke nga avionët ruse e papranueshme
NATO: Shkelja e hapësirës ajrore turke nga avionët ruse e papranueshme

NATO: Shkelja e hapësirës ajrore turke nga avionët ruse e papranueshme

Natoja paralajmëroi të hënën Rusine pasi nje avion luftatrak i saj shkeli hapsirën ajrore turke. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se e diskutoi çështjen e sulmeve ruse mbi Siri me ministrin e jashtëm turk dhe e cilësoi të papranueshme shkeljen në hapësires ajrore turke nga avionët ruse. “E bëjmë të qartë se mbetemi të angazhuar fort për sigurinë e Turqisë. Çështjen do ta diskutojmë edhe në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut. Veprimet ruse nuk i kontribuojnë stabilitetit në atë rajon .I bëj thirrje Rusisë të respektojë plotësisht hapësirën ajrore të NATO-s dhe të shmangë përshkallëzimet e gjëndjes me aleancën. I bëj thirrje rusisë të bashkohet me përpjekjet e bashkësise ndërkombetare kundër shtetit islamik”, tha shefi i NATOS-s. Ministria e jashtme turke thirri ambasadorin rus në Ankara për ti kërkuar shpjegime dhe për të protestuar kundër shkeljes së hapësires. Ambasadorit iu bë e qartë se nëse incidenti përsëritet, Moska do të ishte përgjegjese për pasojat. Rusia e quajti shkeljen e hapësires ajrore turke si gabim të navigacionit, pa dhëne shumë hollësi. Zyrtarët amerikanë ndërkaq u shprehën se nuk besojnë që ngjarja të jetë aksidentale.