KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndahet nga jeta aktori Bud Spencer
spencer

Ndahet nga jeta aktori Bud Spencer

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare aktori i njohur italian Carlo Pedersoli, i njohur me emrin Bud Spencer. Lajmin për vdekjen e aktorit të famshëm e bëri të ditur familja e tij, nëpërmjet faqes zyrtare të Spencerit në Facebook. “Me keqardhje të thellë na duhet t’ju njoftojmë se Bud është duke udhëtuar në botën tjetër”, thuhet në njoftimin e publikuar nga familja e aktorit.
Spencer njihej për rolet e tij të shumta në filma aksion-komedi, bashkë me partnerin e tij shumëvjeçar në film, Terence Hill. Por përpara se të hynte në kinema, Spencer ishte një kampion noti, madje është shpallur 20 herë kampion kombëtar në Itali.