KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ndahet nga jeta aktorja Elida Cangonji

Ndahet nga jeta aktorja Elida Cangonji

Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare, psikologja dhe aktorja e njohur shqiptare Elida Cangonji. Ajo njihet për shqiptarët si “Zana” në filmin “Rrugë të Bardha”.Filmat ku ka luajtur Elida Cangonji janë :Në kufi të dy legjendave, Njeriu me top, Shtigje lufte, Në fillim të verës si dhe Shpërthimi. Pas kinematografisë, Cangonji vijoi pasionin e saj për psikologjinë, fushë në të cilën aktivizohej në jetën e saj të përditshme.