KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndahet nga jeta David Bowie
david bowie ndahet nga jeta

Ndahet nga jeta David Bowie

David Bowie, këngëtari dhe aktori i britanik i njohur ndryshe si “Ziggy, the Stardust”, është ndarë nga jeta në moshën 69 vjeçarë, vetëm dy ditë pas ditëlindjes së tij. Prej 18 muajsh, ai vuante nga sëmundja e kancerit. Lajmin për vdekjen e Bowit e dhanë familjarët dhe menaxherët e tij në rrjetet sociale. “David Bowie u largua i qetë, i rrethuar nga familja e tij. Teksa shumë prej jush do ta ndani lajmin, ju lutemi të respektoni dhimbjen e familjes sonë”, shkruhej nëpër faqet zyrtare të këngëtarit në rrjetet sociale.

Albumi i tij i fundit u hodh në treg të premten e kaluar, më 8 janar, në ditën e tij të lindjes. Bowie do të nderohej me një koncert ne Carneige Hall më dat 31 Mars të këtij viti nga Cyndi Lauper, The Roots and Mountain Goats. Bowie, me stilin e tij ekstravagant dhe kontroversiv, ka frymezuar breza të tërë artistësh që nga viti 1972.