KRYEFAQJA » LAJME » Ndahet nga jeta kampioni shqiptar, Hysen Sharra
hysen sharra, 84 vjec, ndahet nga jeta

Ndahet nga jeta kampioni shqiptar, Hysen Sharra

Të enjten, në moshën 84 vjeçare, është ndarë nga jeta, Hysen Sharra, kampioni i shquar i boksit dhe notit. Ish-boksieri i Partizanit dhe kombëtares, fitues disa herë i Anketës 10 sportistët më të mirë të vitit, ka fituar edhe disa medaljeve në aktivitete ndërkombëtare. Por Hysen Sharra ka qenë kampion kombëtar në not për 9 vite radhazi gjatë periudhës 1955-1963. Me sukseset e arritura në sportin shqiptar ai ka shkruar emrin në librin e artë të historisë së sportit shqiptar.