KRYEFAQJA » LAJME » Ndahet nga jeta kampioni Sugar Ahmeti
Sugar Ahmeti

Ndahet nga jeta kampioni Sugar Ahmeti

Është ndarë para kohe nga jeta ish rekordmeni shqiptar i hedhjes së shtizës në fund të viteve ’80 në Shqipëri Sugar Ahmeti. Ish Kampioni shqiptar ndërroi jetë në Itali, në moshën 58 vjeçare pas diagnostikimit me një sëmundje të pashërushme. Mediat në Itali e kanë përshkruar si heroin e dy shteteve njeriun që nderoi para viteve ’90 sportin shqiptar me titullin kampion në hedhjen e shtizës.
Prej vitit 1991 ai u zhvendos bashkë me familjen në Livorno të Italisë, aty ku edhe mbylli sytë. Në shenjë bamirësie pas ndarjes fizike nga jeta të babait të tyre, fëmijët e ish kampionit Sugar Ahmeti vendosën që të dhuronin një prej shqisave të tij të shikimit, atë që në gjuhën mjekësore quhet Kornea e Syrit.