KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ndahet nga jeta kolegu Agron Bala
Ndahet nga jeta kolegu Agron Bala

Ndahet nga jeta kolegu Agron Bala

Gazetari i njohur Agron Bala u nda të premten nga jeta në moshën 60-vjecare, pas një sëmundje të rëndë. Kontributin e tij në gazetari Bala ka filluar t’a japi që në mesin e viteve ’80 si skenarist në RTSH. Mbi 100 filma dokumentarë dhe programe, ku bien në sy dokumentarët për Luigj Gurakuqin, Vaso Pashën, Hoxha Tahsinin, Mihal Gramenon, Shote Galicën  kanë edhe kontributin e Agron Balës. Pas viteve ’90, Bala u bë një zë i njohur në pasqyrimin e zhvillimeve demokratike në vend. Ai ishte organizor dhe pjesmarrës në disa emisione radiofonike dhe televizive, për të kulmuar në vitin 2006 me programin e njohur “7X7” në RTSH. Një kontribut të vlerësuar Agron Bala ka dhënë edhe për krijimin e brezit të rinj të gazetarëve si pedagog në Faklutetin e Gazetarisë. Ndarja e tij nga jeta është pritur me hidhërim. Në rrjetin social Fejsbuk, ku Agron Bala ishte mjaft i lexuar me statuset e tij mbresëlënës, miqtë e tij po shprehin keqardhjen për humbjen e thellë, por edhe vlerësimin maksimal dhe respektin për mikun e tyre. “Thuhet jeta fillon 20,30 apo 40 vjec! Në fakt jeta fillon atëhere kur ti vendos të jetosh…jo mbi bazën e viteve që ke në kurriz!” është një nga statuset e fundit të tij. Gazetari Agron Bala u përcoll të mërkurën, pas homazheve në RTSH, mes dhimbjes, dashurisë e respektit nga njerëzit e tij të dashur,  miqtë dhe kolegët e shumtë.