KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ndahet nga jeta legjenda e muzikës xhaz evropiane dhe botërore
Ndahet nga jeta legjenda e muzikës xhaz evropiane dhe botërore
EPA/Rick Nederstigt

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës xhaz evropiane dhe botërore

Muzikanti dhe kompozitori belg që bëri legjendë në muzikën xhaz evropiane dhe botërore, Tots Tielemans, u nda nga jeta në moshën 94 vjeçare në Belgjikë. Mediat vendase raportuan se ai vdiq në spital ndersa ishte në gjumë, sot në mëngjes. Mjekët thanë se Tielemans nuk kishte ndërlikime shëndetësore. Ai vdiq nga mosha e shtyrë, trupi i tij ishte thjesht i lodhur. Jean-Baptiste Frederic Isidore Thielemans konsiderohet si legjendë e muzikks dhe ka bashkkpunuar me figura të mëdha të muzikës xhaz, si Charlie Parker dhe Miles Davis. Ai ka bërë muzikë edhe së bashku edhe me këngëtarët Frank Sinatra dhe Billy Joel.