KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ndahet nga jeta muzikanti Jorgo Roze
jorgo roze, ndahet nga jeta, muzikant, klarinist, kompozitor per femije, gjirokaster

Ndahet nga jeta muzikanti Jorgo Roze

Klarinetisti dhe muzikanti i talentuar Jorgo Roze nuk do të ngjitet më në skenë, ai u nda prej familjarëve, miqve dhe kolegëve përgjithmone. Ai humbi jetën në skenë papritur si pasojë e një ataku kardiak, gjatë zhvillimit të festivalit të 46-të për fëmijë në Gjirokastër. Njëri prej intelektualëve më të nderuar të fushës së artit e kulturës, modeli i artistit që me, përkushtim e ndjenjë të lartë profesionale, për më shumë se gjysëm shekulli i shërbeu artit e kulturës në Gjirokastër. Pas studimeve të mesme në Liceun Artistik “Jordan Misja” përfundoi studimet e larta me “Medalje të Artë” në konservatorin e muzikës në Pragë. Me kthimin në Tiranë, në orkestrën e Radio Tiranës, Jorgua konsiderohej ndër instrumentistët më të mirë të vendit. Gjatë kësaj periudhe ai kompozoi këngë për të rritur e femijë. Në festivalin e 16 dhe 17 të Radio Televizionit Shqiptar ishte drejtues i komplekseve instrumentale. Pas kthimit në Gjirokastër Jorgo kontriboi për zhvillimin e kulturës dhe artit në gjithë rajonin jugor. Në memrien e artëdashëve imazhi i Jorgo Rozes do të jetë i lidhur me interpretimin mjeshtëror të pjesëve instrumentale me klarinetë.