KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ndahet nga jeta muzikanti Kith Emerson
Ndahet nga jeta muzikanti Kith Emerson

Ndahet nga jeta muzikanti Kith Emerson

Kith Emerson, një nga instrumentistët legjendarë të historisë së rokut botëror, kë ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare në mjediset e shtëpisë së tij në Santa Monika të Los Anxheles. Policia po e trajton këtë si një rast vetëvrasjeje.

Jam shumë i trishtuar për ndarjen nga jeta të një miku të mirë dhe vëllait tim të muzikës Kith Emerson. Ai ishte një shpirt i ndjeshëm të cilin dashuria dhe pasioni për muzikën e vunë në nivelin e instrumentistit të tastierës që nuk do të gjejë krahasim edhe në vitet pasardhëse. Ai ishte një pionier dhe inovator, gjenia muzikore e të cilit ka prekur të gjithë botën e rokut, muzikës klasike dhe xhazit”, u shpreh bateristi Palmer në një postim në rrjete sociale.

Emerson ka qënë një nga themeluesit e grupit të rokut progresiv Emerson, Lake and Palmer të cilin e bashkëkrijoi me Karl Palmer në vitin 1970. Grupi u nda në vitin 1979, me Emerson dhe Lake që vijuan karrierën me një baterist te ri, duke u shndërruar në Emerson, Lake and Pauel.