KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndahet nga jeta nobelisti italian Dario Fo
Ndahet nga jeta nobelisti italian Dario Fo

Ndahet nga jeta nobelisti italian Dario Fo

Fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1997, italian Dario Fo, u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare. Ai vdiq në Milano, disa ditë pasi ishte shtruar në një spital. Dramaturg, aktor, shkrimtar, autor dhe ilustrues, piktor dhe skenograf për gati 60 vjet, Dario Fo revolucionarizoi botën artistike italiane. Ai fitoi famë ndërkombëtare me ”Misteri i çuditshëm” me temë nga Mesjeta dhe më pas me veprat “Vdekja aksidentale e një anarkisti” dhe “Marijuana e nënës është më e mira”. “Italia humbi një nga protagonistët e mëdhenj të teatrit dhe të kulturës”, deklaroi kryeministri italian, Matteo Renzi.
Nobelisti Dario Fo u nda nga jeta vetëm pak pëpara se Akademia Suedeze të kumtonte emrin e nobelistit të ri për letërsinë, kantautorit dhe poetit amerikan Bob Dylan.