KRYEFAQJA » LAJME » Ndalime për prostitucion
Ndalime për prostitucion

Ndalime për prostitucion

Policia shqiptare njoftoi se 7 shtetas, midis tyre dy femra, janë ndaluar për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”. Policia duket se e ka kryer operacionin në kushtet e flagrancës duke dhënë të plotë emrat e të ndaluarve. Sipas policisë, të ndaluarit siguronin vajza të ndryshme për qëllim prostitucioni kundrejt pagesës. Pagesa për çdo rast varionte nga 100 euro deri në 300 euro. Aktiviteti kryhej në hotele të ndryshme të Tiranës, të cilët policia i ka identifikuar dhe do ti procedojë për vënie në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni. Më shumë se sa një ngjarje në dukje e rëndomtë, ndalimi i këtyre shtetasve risjell edhe një herë debatin e nisur prej vitesh nëse duhet apo jo të legalizohen shtëpitë publike në Shqipëri.