KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohen dy të rinj të armatosur me kallashnikovë
Ndalohen dy të rinj të armatosur me kallashnikovë

Ndalohen dy të rinj të armatosur me kallashnikovë

Policia e komisariatit nr 5 në kryeqytet ka arrestuar në flagrancë dy të rinj që po lëviznin të armatosur. Bledian Kaceli, i moshës 18 vjeç si dhe Ali Kaceli, 24 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin, në momentin e arrestimit nuk kanë bërë rezistencë. Ende nuk kanë dalë hollësi, por mendohet se dy të rinjtë kishin planifikuar një ngjarje kriminale. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar dy armë zjarri automatik, tip “AK-47” dhe dy krehër. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.