KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohen mashtruesit e vizave
Ndalohen mashtruesit e vizave

Ndalohen mashtruesit e vizave

Policia shqiptare ka ndaluar dy persona, nënë e bijë, të cilat dyshohet se kanë ngritur një skeme mashtrimi ndaj qytetarëve duke u premtuar dokumente punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli etj në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave. Sipas policisë ato u ndaluan në Rinas teksa po tentonin të largoheshin nga Shqipëria. Disa ditë më parë policia kishte ndaluar edhe një person tjetër si i implikuar në këtë skemë. Prokuroria ka bërë të ditur se kallëzimet ndaj të ndaluarve janë bërë nga 26 persona, të cilët kanë thënë se kanë filluar aplikimet për punësim dhe studime  që në vitin 2014, por pa sukses. Shumat që ato kërkonin varionin nga 2000 deri 20 mijë euro. Situata bëhet edhe më shqetësuese pasi të ndaluarat në aktivitetin e tyre kriminal janë ndihmuar edhe nga media të ndryshme të cilat u kanë ofruar edhe hapsira publlicitare dhe emisione të posaçme. Ky nuk është rasti i parë kur qytetarët shqiptarë bien viktima të mashtruesve të veshur me petkun e profesionistëve në fushën e shkollimit dhe punësimit.