KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohen të dyshuarit për vjedhje në Hotel “Sheraton”
Ndalohen të dyshuarit për vjedhje në Hotel "Sheraton"

Ndalohen të dyshuarit për vjedhje në Hotel “Sheraton”

Policia ka ndaluar të dielën dy persona, të cilët dyshohen se janë autorët e vjedhjes së 180 mijë dollarëve disa ditë më parë pranë Hotel “Sheraton” në kryeqytet. Të ndaluarit  janë Marian Gjonpalaj dhe Albert Gjonpalaj. Ata e kanë kërcënuar dhe pasi i kanë marrë forcërisht shumën  e mësipërme shtetasit E. A, janë larguar me një motorr. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimi dhe kapjen e të dyshuarve si autorë të kësaj vepre penale. Ngjarja solli frikë dhe rritje tensioni në opinion, ndërsa politika e vendosi në kuadrin e polemikave për rendin dhe sigurinë publike në vend.