KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohen të dyshuarit për vjedhjen e BKT
Ndalohen të dyshuarit për vjedhjen e BKT

Ndalohen të dyshuarit për vjedhjen e BKT

Policia e Tiranës njoftoi të mërkurën pasdite se ka ndaluar tre persona si të dyshuar për vjedhjen e filialit të BKT në zonën e ish-Bllokut, afro një  muaj më parë. Drejtorisë së Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, dha hollësi rreth operacionit me emrin e koduar “Depërtimi”. Midis të arrestuarve ishte edhe djali i Nehat Kullës një emër i njohur për policinë. Policia gjeti gjatë kontrollit të banesave të 3 të arrestuareve 16.730 dollarë amerikanë, 10.480 euro dhe 262 mijë lekë, si dhe prova të tjera. Për këtë ngjarje në arrest me burg ndodhet edhe shefi i sigurisë i filialit të bankës. Sipas njoftimit të policisë në kohën kur ndodhi ngjarja, grabitësit kanë hyrë nëpërmjet një bodrumi në dhomën ku ndodhej kasaforta e bankës dhe kanë grabitur 21 milionë lekë.