KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohet autori që aksidentoi me vdekje turistin rus
Ndalohet autori që aksidentoi me vdekje turistin rus

Ndalohet autori që aksidentoi me vdekje turistin rus

Policia njoftoi se ka arrestuar një shtetas i cili mendohet se është autori i aksidentit në plazhin e Himarës ku të mërkurën humbi jetën një turist rus. Ai është Fatmir Kuçi, 44 vjeç, banues në Elbasan, ndaj të cilit rëndon akuza për “Vrasje nga pakujdesia”. Policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçit, mjetin lundrues me mbishkrimin “Black Arrow”, 11.73 m i gjatë dhe 3.20 m i gjërë, me 3 motorë 275 KF secili, si dhe mjetin lundrues me emrin “Viktoria-3”, pa dokumentacion përkatës.