KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohet autori që aksidentoi një familje
Ndalohet autori që aksidentoi një familje

Ndalohet autori që aksidentoi një familje

Policia njoftoi se ka ndaluar personin që aksidentoi një familje mesditën e së mërkurës, pranë Arkivit të Shtetit. Një grua humbi jetën tragjikisht, ndërsa po përpiqej të kalonte rrugën në një vend ku  mungonin vijat e bardha, kur u godit nga një makinë që ecte me shpejtësi. Ajo u çua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Dëshmitarët në vendgjarje thanë se nëna u përpoq të mbronte fëmijët  e saj duke sakrifikuar veten. Disa sekuenca filmike të shfaqura nga disa media, duken vërtetë rrënqethëse. Ngjarja ka tërhequr vemendjen dhe ka irrituar opinionin, pasi drejtuesi i mjetit, një i ri 20 vjeç, nuk ndaloi ti jepte ndihmë, por u largua me shpejtësi. Ai u ndalua pak orë më vonë dhe policia njoftoi se ishte një person me të kaluar problematike. Ka dyshime se ai është liruar nga gjykata kundrejt një pagese.