KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohet dhe lirohet Albin Kurti
Arrestohet dhe lirohet Albin Kurti

Ndalohet dhe lirohet Albin Kurti

Ish-lideri i Vetëvendosjes dhe deputeti aktual i saj Albin Kurti u lirua disa orë pas arrestimit të tij mbrëmjen e së hënës. Sipas policisë së Kosovës shkak i ndalimit të tij ishte hedhja e gazit lotsjellës javën e kaluar në Kuvend. Ndalimi i Kurtit provokoi një protestë të anëtarëve dhe përkrahësve të Vetvendosjes. Situata u acarua kur policia përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa këta të fundit iu përgjigjën duke qëlluar me gurë. Protestuesit dogjën edhe 3 makina të Prokurorisë, ndërsa pati shkatërrime të shumta  në disa lokale dhe vendet ku u zhvillua protesta. Anëtarëve dhe përkrahësve të Vetvendosjes, iu bashkuan edhe deputetë të opozitës të cilët e konsideruan arrestimin e Albin Kurtit si një lojë të keqe të qeverisë, ndërsa e bënë atë përgjegjësi për përkeqësimin e situatës. Gjatë demonstratës për lirimin e Albin Kurtit u plagosën 15 persona, 14 policë dhe një aktivist.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka shprehur keqardhje për ngjarjet në Prishtinë. Sipas tij, lajmet me pamje të tilla e bëjnë atë dhe të gjithë të ndihen keq. Në reagimin e tij ne FB, zoti Mustafa tha se dhuna është e papranueshme. “Dhuna eshte e papranueshme si mjet politik. Dua të besoj se organet e rendit dhe drejtësisë veprojnë në përputhje me Ligjet e Kushtetutën dhe me maturinë që kërkon situata në të cilën ndodhet vendi ynë” shkruan kryeministri kosovar.