KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohet ish drejtori i Uzinës së Lëndëve Plasëse Mjekës
Ndalohet ish drejtori i Uzinës së Lëndëve Plasëse Mjekës

Ndalohet ish drejtori i Uzinës së Lëndëve Plasëse Mjekës

Ih-drejtori i Uzinës së Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan është ndaluar nga policia pasi ndaj tij rëndon akuza “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”. Afro dy javë më parë policia kishte ndaluar katër zyrtarë të tjerë të po kësaj Uzine, ndërsa ish-drejtori, tashmë i arrestuar ishte shpallur në kërkim. Këta zyrtarë akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën për zhvillimin e tenderit për “Shitje skrapi dhe lëndëve plasëse TNT”, procedurat e tenderimit “Koncerti i trashëgimisë” si dhe sponsorizime të tjera të kryera.  Nga hetimet e kryera, Prokuroria e Elbasanit ka grumbulluar të dhëna sipas saj të mjaftueshme për shkeljet ligjore të konsumuara gjatë shitjes së tritolit me vlerë 270 mijë dollarë, kalimi i KF Partizani në pronësi të Mjekësit dhe sponsorizimet e ndryshme, si dhe shitje skrapi me vlerë dëmi mbi 9 milionë lekë. Uzina Lëndëve Plasëse Mjekës është impianti kryesor i demontimit të armatimeve të rënda në Shqipëri.