KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohet kreu i grupit parlamentar të VV, hodhi gazlotsjellës
Ndalohet kreu i grupit parlamentar të VV, hodhi gazlotsjellës

Ndalohet kreu i grupit parlamentar të VV, hodhi gazlotsjellës

Kreu i grupit parlamentar të Vetevendosjes Glauk Konjufca u ndalua nga policia pasi hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, njoftojnë mediat kosovare. Ndalimi i tij u bë pas një deklarate për mediat.  Më parë kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi në mbledhjen e sotme që projektligji për demarkacionin të shqyrtohen në Kuvend në datë 1 shtator në ora 10:00. Por deputeti Konjufca paralajmëroi të gjithë krerët e Qeverisë se më datën 1 shator të jenë të gatshëm për gjithçka që mund të ndodh atë ditë dhe se nuk do të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre. “Territori me apo pa vetëdije nga qeveria po i jepet Malit të Zi. Kjo dmth që komisioni ka vendos kufinjë të ri shtetërorë dhe nuk ka pas mandat të vendos kufij të ri. Tradicionalisht ka ekzistuar kufiri në Kosovë dhe Mal te Zi, ata kanë sjell një kufi te ri dhe kjo është shkelje e Kushtetutë. Kërkoj që kjo te mos hedhet fare në kryesi por ta anulohet krejt”, ka thënë Konjufca para se të arrestohej nga policia. Debati rreth vijës së demarkacionit midis Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe rishfaqja e gazitlotsjellës në ambientet e kuvendit, ka acaruar ndjeshëm situatën politike në Kosovë.