KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohet Ksera, ish ministri i PD
Ndalohet Ksera, ish ministri i PD

Ndalohet Ksera, ish ministri i PD

Ish ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në qeverinë e PD, Spiro Ksera është ndaluar të premten në mbrëmje nga policia, bënë të ditur burime të ndryshme informacioni. Ish ministri është ndaluar në Gjirokastër me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, gjatë një aktiviteti. Ndaj tij rëndon akuza e veprës penale të vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën në shumën e 30 milionë lekëve. Dyshimet janë se Ksera dhe disa bashkëpunëtorë të tij, kanë përfituar këtë shumë duke paraqitur dokumentete fiktive në lidhje me aktivitete kulturore për komunitetin rom dhe shtetas të moshës së trete, aktivitete të cilat nuk janë kryer. Sipas burimeve priten edhe ndalime të tjera.