KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohet një mësues pasi dhunoi nxënësit
Ndalohet një mësues pasi dhunoi nxënësit

Ndalohet një mësues pasi dhunoi nxënësit

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në shkollën e fshatit Orzhanov në Bulqizë. Një mësues në gjendje të dehur ka dhunuar nxënësit e tij, disa prej të cilëve kanë marrë lëndime në trup dhe janë shtruar në spitalin rajonal të Dibrës. Sipas njoftimit të policisë “mësuesi ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve të mitur, ku njëra prej tyre paraqitet me shenja të theksuara dhune në kokë”. Menjëherë forcat policore kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të mësuesit Agim Muça. Sipas prindërve, mësuesi ka goditur të miturit me stol, dru dhe grushta. Ngjarja merr një ngarkesë të veçantë pasi ka ndodhur më 7 mars Ditën e Mësuesit. Drejtoria Arsimore e Rrethit  Bulqizë ka vendosur ta largojë nga detyra mësuesin 63 vjeçar me një eksperiencë prej 30 vjetësh në arsim. Ky është një tjetër episod dhune në shkollat shqiptare, veçanërisht ato perfiferike.