KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohet një oficer policie, kultivonte kanabis
Ndalohet një oficer policie, kultivonte kanabis

Ndalohet një oficer policie, kultivonte kanabis

Një oficer policie është ndaluar pasi akuzohet si i përfshirë në kultivimin e kanabisit në zonën e Kolonjës. Lajmi është dhënë nga Prokuroria e Korçës, sipas së cilës oficeri i Policisë së Komisariatit Kolonjë, Edvin Meko, rezulton të jetë kultivues i drejtpërdrejtë i lëndës narkotike, si edhe bashkëpunëtor me disa kultivues të tjerë në zonë. Gjithnjë sipas prokurorisë, oficeri i policisë, nëpërmjet familjarëve të tij, ka mbjelle dhe kultivuar disa parcela me kanabis ne disa zona malore te Ersekës. Pranë parcelave të familjarëve të tij kishin mbjellë lëndë narkotike edhe shtetasit të tjerë tashmë të arrestuar. Oficeri i policisë u kishte dalë garant këtyre dy shtetasve se do t’i njoftonte në rast se do të kishte operacione policore në atë zonë. Bilanci i operacionit ishte zbulimi i rreth 17.500 rrënjë kanabis dhe ndalimi i katër personave.
Lajmi për ndalimin e oficerit të policisë vjen pasi opozita ka shtuar ndjeshëm akuzat ndaj ministrisë së brendshme për përfshirjen e zyrtarëve të saj të lartë në aferat e mbjelljes dhe tregtimit të kanabisit dhe lëndëve të ndryshme narkotike. Por policia ka ana e saj thotë se ka intensifikuar dhe rritur ndjeshëm zbulimin e rasteve të tilla.