KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohet punonjësi i gardës, vidhte dhunshëm pikat e karburantit
Lezhë, vidhet me dhunë një pikë karburanti

Ndalohet punonjësi i gardës, vidhte dhunshëm pikat e karburantit

Policia e kryeqytetit ka mundur të arrestojë personin që vetëm në muajin e fundit ishte bërë tmerr i punonjësve në karburante. Në pranga ka rënë 21 vjeçari Geraldo Guci, me detyrë punonjës i Gardës së Republikës. Javën e kaluar dyshohet se ai ka grabitur 3 karburante, ndërsa një muaj më parë pre ka qenë një karburant në rrugën Myslym Shyri. Sipas burimeve të policisë, i riu pasi linte mjetin e tij në një distancë të konsiderueshme dhe kontrollonte me kujdes territorin, ndërhynte dhunshëm ndaj punonjësve të karburantit. Nëpërmjet kërcënimit të armës 21 vjeçari ka vjedhur shuma monetare deri në 83 mijë lekë dhe aparate telefonike të punonjësve të karburanteve. Geraldo Guci do të përballet në gjykatë për akuzat e vjedhjes me armë dhe prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municioneve.
Ajo çka tërhequr më shumë vëmendjen në këtë histori është se i ndaluari është punonjës i Gardës së Republikës. Në mesditë Ministria e Brendshme njoftoi se e kishte përjashtuar Gucin nga rradhët e saj.  Në harkun kohor të një viti ky është rasti i dytë që punonjës të saj implikohen në ngjarje të rënda që cënojnë rendin publik. Më parë një punonjës i gardës është dënuar me 35 vjet burg pasi vrau gruan për motive xhelozie.