KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndalohet sulmuesi vetëvrasës i shtetit islamik, i moshës 12-13 vjeç në Irak
Ndalohet sulmuesi vetëvrasës i shtetit islamik, i moshës 12 dhe 13 vjeç në Irak

Ndalohet sulmuesi vetëvrasës i shtetit islamik, i moshës 12-13 vjeç në Irak

Një sulmues vetëvrasës i shtetit islamik, i moshës mes 12 – 13 vjeç u pengua në përpjekjen e tij për të shpërthyer një rrip të mbushur me lëndë plasese pasi u arrestua nga forcat e sigurisë në Irak. Djali u ndalua në qytetin Kirkuk, në veri të Bagdadit, pak ore pasi në qytet kishin ndodhur dy sulme të tjera vetëvrasëse me bomba. Ushtarët ia hoqen nga trupi me kujdes brezin me lëndë plasëse djaloshit që dukej tepër i frikësuar, dhe më pas e shpërthyen atë në menyrë të kontrolluar. Incidenti ndodhi më pak se 24 orë pas një sulmi vetëvrasës me bombë nga ana e një fëmije tjetër, ku u vranë të paktën 51 persona dhe u plagosën 100 të tjerë në një dasmë në Turqinë jugore. Rastet e njëpasnjëshme shtojnë dyshimet se Shteti Islamik tani po përdor fëmijë për të kryer sulme vdekjeprurëse.