KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohet vrasësi i Dajçit

Ndalohet vrasësi i Dajçit

Ka zgjatur vetëm 12 orë arratia 33 vjeçarit Miklovan Parubi nga Dajçi, i cili mbrëmjen e së hënës vetëm se humbi një lojë pokeri ka vrarë dy miq te tij dhe ka plagosur katër të tjerë. Policia njoftoi se vrasësi që njihej si përdorues droge dhe me probleme të forta emocionale është ndaluar afër banesës së tij. Ajo ka ndaluar gjithashtu edhe një person i cili mendohet se është bashkëpunëtor i tij. Njoftimet nga spitali i Shkodrës bëjnë të ditur se personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut të jetës. Për fat plumbat e armës u kanë prekur gjymtyrët e poshtëm ndërsa ndërhyrja e mjekëve ka qenë mjaftë e shpejtë. Rreth ngjarjes policia ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të cilat kanë filmuar gjithçka.
Ngjarja e Dajçit risjell edhe nje herë në vemendje krimet e kryera nga persona problematikë apo të sëmurë mendorë. Rasti më i fundit ishte në Torovicë, kur një person me çrregullime mendore goditi për vdekje një punonjës të policisë. Specialistët shprehen se ngjarje të tilla janë gjithnjë e më shumë të pranishme duke sjellë shqetësim në rritje në opinion.