KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndalon puna për ndërtimin gardhit në qytetin kufitar të Bolzanos.
gardhi, bolzano, kufiri austri itali, emigrantet, takime, ndalim ndertimi

Ndalon puna për ndërtimin gardhit në qytetin kufitar të Bolzanos.

Puna për ndërtimin e një gardhi në Bolzano ku ndodhet kufiri mes Italisë dhe Austrisë do të ndalojë. Kjo u konfirmua nga ministri i brendshëm italian Anxhelino Alfano dhe homologu i tij austriak Volfang Sobotka gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Bolzano. Austria kishte planifikuar më parë ndërtimin e një gardhi rreth 400 metra të gjatë në kufirin me Italinë.

Pala italiane ka rritur kontrollet ne trenat e drejtuar për në Austri dhe për momentin nuk është e nevojshme të ngrihet një barrierë e tilëe” u shpreh Alfano. “Europa, theksoi ai, duhet të shohë përpara dhe jo të ndërtojë mure” deklaroi ministri i brendshëm italian. Ndërkohë, Komisioni Europian nuk e ka miratuar kërkesën e Austrisë që në bazë të dispozitave të veçanta të traktatit Shengen, të vendosë kontrolle në kufirin me Italinë, njoftoi agjencia italiane e lajmeve Ansa. Mediat e huaja njoftuan se ministri gjerman i financës Volgang Shojble është shprehur se Italia duhet të mëbshtetet nga partnerët e saj europiane në përballimin e krizës së azilkërkuesve, duke kritikuar propozimin e Austrisë për kontrolle në Bolzano.