KRYEFAQJA » LAJME » Ndërhyrje emergjente në argjinaturën e Darragjatit

Ndërhyrje emergjente në argjinaturën e Darragjatit

Qeveria shqiptare ka ndërhyrë me emergjencë në argjinaturën e fshatit Darragjat në Shkodër, për të riparuar dëmtimin e saj. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i shoqëruar nga Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani dhe Kryetaria e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi inspektuan punimet. Zoti Panarti, duke falenderuar për bashkëpunimin në përballimin e kësaj emergjences tha se ndërhyrje të tilla në argjinatura të dëmtuara nga presioni i ujrave do të vazhdojnë sa herë të jetë e nevojshme.
Agjinatura Darragjatit është ndërtuar në një nga pikat kryesore në të cilën prurjet e lumit Buna dhe Drin, shkarkoheshin duke përmbytur dhjetra fshatra në Shkodër. Argjinatura është e gjatë 150 metra dhe lartësi 7.5 metra dhe në të janë hedhur 16 mijë metër/kub beton dhe gurë.